
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan tri viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së të martën janë shëruar 319 persona. Ndërsa ka 6,968 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.
Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur.