
Ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë, Ramë Lalen, i riu që komunikonte vazhdimisht me forcat e shpëtimit në Durrës.
Tre anëtarë të familjes Lala, të ndodhur nën rrënojat e vilës së shembur në zonën e Kënetës u nxorrën të vdekur, sot në drekë. Ndërsa dy trupat e tjera u nxorrën nga rrënojat pak orë më parë.
Në vilën tre katëshe jetonin tre familje. Vila u shemb pjesë-pjesë. Ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e pamundur.