Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 2.193 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 158 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 96.668 raste.
Mbeten 7.156 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106.022 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.198 pacientë kanë humbur jetën.