
Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 72.
Ata janë:
- Një 57 vjeçar nga Shkodra,
- Një 65 vjeçar nga Tirana,
- Një 76 vjeçar nga Durrësi.
Të tre viktimat vuanin dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Në rang qarku, shpërndarja e viktimave deri në 3 korrik është:
- 39 viktima në Tiranë,
- 12 viktima në Durrës,
- 11 viktima në Shkodër,
- 5 viktima në Fier,
- 2 viktima në Vlorë,
- 2 viktima në Elbasan,
- 1 viktimë në Kukës.