Beccheti nuk tërhiqet, ndërkohë Vjosa shkatërrohet

Beccheti nuk tërhiqet, ndërkohë Vjosa shkatërrohet

Dje, Ministria e Energjitikës njoftoi se qeveria shqiptare fitoi gjyqin kundër kompanisë ndërtuese të hidrocentralit të Kalivacit, Hydro S.R.L. në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Në njoftimin e ministrisë së Energjitikës shkruhet se një vendim të dytë do të vendoset vlera e dëmshpërblimit që paditësi, kompania Hydro S.r.l do të duhet t’i paguajë vendit.

Qeveria shqiptare në padinë e saj drejtuar gjykatës ndërkombëtare ka kërkuar që kompania Hydro S.r.l ti paguajë qeverisë shqiptare 158 milionë euro për mospërmbushje të kontartës për ndërtimin e hidrocentarlit të Kalivaçit, pagësen e kamat vonesave me vlerë rreth 13 milionë euro dhe kostot ligjore të gjyqit me vlerër 1,2 milionë euro.

Ndërsa sot, ka reaguar edhe kompania Hydro S.r.l në pronësi të Francesco Becchetit. Në njoftimin për shtyp të kompanisë bëhet me dije se kompania ka paditur sërish qeverinë shqiptare në gjykatën e Arbitrazhit, më 30 qershor 2017, për krijimin e provave të rreme nga ana e Ministrit të Energjisë nëpërmjet AKBN-së, për moskryerjen e pretenduar të punimeve për trupin e digës në Kalivaç.

Kompania shkruan se këto prova janë paraqitur nga qeveria shqiptare në gjykatën e Arbitrazhit si provë kundër kompanisë dhe “mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit”.

Ndërkohë qeveria shqiptare, pavarësisht se çështja po shqyrtohet ende në gjykatën e Arbitrazhit, ka vendosur dhënien me koncesion të Kalivacit për 35 vjet, me vlerë 125 milionë euro kompanisë Fusha shpk.

Beteja ligjore 4 milionë euroshe

Qveria shqiptare gjendet në një betejë ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar ICSID (Washington DC), pasi Francesko Becchetti, pronari i kompanisë që më parë kishte koncesionin për ndërtimin dhe menaxhimin e hidrocentralit të Kalivaçit, dërgoi në arbitrazh, në nëntor 2015,  vendimin e qeverisë Rama për ndalimin e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit.

Zoti Becchetti dhe kompania e tij Hydro SRL, u ankuan në ICID në lidhje me dëmet ekonomike të shkaktuara nga vendimi i qeverisë për ngrirjen e të gjitha aseteve të Zotit Becchetti dhe kompanive të tij në Shqipëri.

Deri në vitin 2016, më shumë se katër milionë euro i kanë kushtuar qeverisë shqiptare, avokatët që mbrojnë Shqipërinë në arbitrazh, kundër biznesmenit Francesco Beccheti.

Sipas ministrisë, pavarësisht se çështja në gjykatën e arbitrazhit nuk ka përfunduar ende, është e qartë se kompania Hydro SRL ka kërkuar vetëm dëmshpërblim dhe jo rikthim të kontratës. Për këtë arsye qeverisë i lind e drejta e dhënies me koncesion tek një tjetër kompani të e hidrocentralit të Kalivaçit.

Dëmi natyror

Ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të shkatërrojë të tërë ekosistemin e Vjosës, një nga tre lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Europë.

Vetë projekti është kundërshtuar vazhdimisht me forcë nga aktivistët mjedisorë. Vitin e kaluar, 228 shkencëtarë nga 33 vende të botës firmosën një thirrje publike duke kërkuar një moratorium tre vjeçar për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë. Thirrja e tyre është shpërfillur krejtësisht nga qeveria.

Me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë do të shkatërrohet i tërë ekosistemi i Vjosës, një nga tre lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Europë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>