
350 biznese kanë aplikuar në bankë për të përfituar nga garancia e parë sovrane, tha Ministri për Sipërmarrjen Eduard Shalsi në një intervistë për Euroneës Albania.
Ai tha se qeveria po përgatitet për një paketë të tretë ndihmë për sektorin e turizmit dhe për të mbështetur bizneset me likujditet. Zoti Shalsi tha se qeveria ende nuk e di se sa është dëmi i shkaktuar në ekonomi nga pandemia.
Sot u botua në Fletoren Zyrtare marrëveshja ndërmjet qeverisë dhe bankave për garancinë e parë sovrane, sipas së cilës qeveria do të paguaj interesin e kredisë dhe ka përjashtuar kreditorët e këqinj.