
4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot, 4 maj në Kosovë. Lajmin e konfirmoi për Koha.net, Ministria e Shëndetësisë.
Këto doza janë pjesë e furnizimit me vaksina nga nisma e BE-së për vendet e varfra Covax. Kosova do të marrë 95 mijë doza vaksine Pfizer dhe AstraZeneca nga Covax.
Kosova e nisi me vonesë procesin e vaksinimit në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Qeveria kurti nuk mundi dot të sigurojë vaksina për qytetarët jashtë nismës Covax.
500 mjekët dhe infermierët e parë u vaksinuan në Shqipëri.