4 viktima dhe mbi 500 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

4 viktima dhe mbi 500 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se Kosova ka regjistruar të mërkurën numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus për këtë vit.

Në 24 orët e fundit, katër pacientë me Covid kanë humbur jetën: dy prej tyre në Prizren, një në Fushë Kosovë dhe një në Suharekë.

Pas testimit të 2,532 mostrave janë konfirmuar 568 raste të reja, ku pjesa më e madhe, rreth 233, rezulton në Prishtinë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 70,753 – prej tyre, 3,284 raste u konfirmuan vetëm në shtatë ditët e fundit.

Në total, 1,620 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 60,628 janë shëruar – prej tyre 295 në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 8,505 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK-ja  u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>