
Raste të infektimeve më koronavirus janë raportuar të paktën nga 41 shkolla në Berlin, thuajse dy javë pasi 825 shkollat në kryeqytet hapën dyert për nxënësit.
Rastet e të infektuarve të rinj kanë vijuar të shtohen në Europë.
Njoftimi i autoriteteve të arsimit në Berlin për qinda nxënës dhe mësues që kanë hyrë në karantinë, tregon mungesën e njohurisë për infektimin në ambjentet e shkollave.
Eksperienca në Berlin është një përsëritje e asaj të disa shteteve në Amerikë, Gjeorgjisë dhe Izraelit, të cilat kanë raportuar shpërthime të virusit në shkolla.