42% e të gjithë të infektuarve me Covid-19 në botë, janë në SHBA

Nga Exit News
42% e të gjithë të infektuarve me Covid-19 në botë, janë në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 1,9 milionë raste të reja me Covid-19, rreth 42 përqind e rasteve të regjistruara në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, dhe më shumë se dyfishin e rasteve të reja të raportuara çdo muaj, sipas të dhënave të analizuara nga The Neë York Times. Në muajin prill arriti piku me 880 mijë raste të reja.

Virusi po përhapet me shpejtësi në vende si Florida dhe Kalifornia, të cilat menduan se e kaluan më të keqen.

Gjatë dy javëve të fundit, numri mesatar i infektimeve të reja në 7 ditë ka qënë rreth 65 mijë, dy herë më shumë se periudha e pikut në vjeshtë, kur vendi u përball me valën e parë të infektimit.

Në shumë vende, drejtuesit vendorë po forcojnë sërisht rregullat ndaluese për qytetarët dhe bizneset, dhe shprehen të shqetësuar për numrin e rritur të pacientëve të shtruar në spitale.

Përgjatë vendit, vdekjet nga virusi vazhdojnë të rriten, duke kapur edhe shifrën rekord prej rreth 2, 200 në ditë. Në fillim të korrikyr, mesatarja e vdekjeve ishte 500 në ditë. Gjatë javës së fundit, mesatarja kaloi në më shumë se 1000 në ditë, pjesa më e madhe e tyre në shtetet e jugut të SHBA-ve, nga Kalifornia në Florida.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>