5.5 milion dollarë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar si ndihmë pas tërmetit në Shqipëri, do të përdoren për ngritjen e ‘Akademisë së Transparencës’ (USATA).
Ky institucion do ndihmojë qeverinë me menaxhimin e fondeve të rindërtimit pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike.
“Akademia do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.” – shkruan Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Kryeministri Rama ka njoftuar më parë se kjo është një mënyrë për të “zëvendësuar” largimin e misionit të USAID nga Shqipëria pas 28 vitesh.