
Rreth gjysma e grekëve nuk do të vaksinohen kundra koronavirusit, sipas një sondazhi me 1000 pjesmarrës, të publikuar të dielën.
Rezultatet e sondazhit të publikuara nga The Guardian tregojnë se:
44% e të intervistuarve u shprehën se nuk do të vaksinohen edhe nëse vaksina do të jepej falas.
56 % e intervistuesve të moshës 45 dhe 54 vjeç nuk do të bëjnë vaksinën, ndërsa 54% e të intervistuarve të moshës 17 deri në 34vjeç do ta bëjnë atë.
Ndërsa qeveria greke ka miratuar vendimin për vaksinimin e detyrueshëm të popullsisë kur vaksina të jetë gati.
Sondazhi, gjithashtu gjeti se 17% e të intervistuarve janë kundra mbajtjes së maskës, duke e rritur shifrën në 28% tek të rinjtë.