50 % e grekëve nuk pranojnë të vaksinohen kundra koronavirusit

Nga Exit News
50 % e grekëve nuk pranojnë të vaksinohen kundra koronavirusit

Rreth gjysma e grekëve nuk do të vaksinohen kundra koronavirusit, sipas një sondazhi me 1000 pjesmarrës, të publikuar të dielën.

Rezultatet e sondazhit të publikuara nga The Guardian tregojnë se:

44% e të intervistuarve u shprehën se nuk do të vaksinohen edhe nëse vaksina do të jepej falas.

56 % e intervistuesve të moshës 45 dhe 54 vjeç nuk do të bëjnë vaksinën, ndërsa 54% e të intervistuarve të moshës 17 deri në 34vjeç do ta bëjnë atë.

Ndërsa qeveria greke ka miratuar vendimin për vaksinimin e detyrueshëm të popullsisë kur vaksina të jetë gati.

Sondazhi, gjithashtu gjeti se 17% e të intervistuarve janë kundra mbajtjes së maskës, duke e rritur shifrën në  28% tek të rinjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>