52 kg kanabis nga Tirana drejt Malit të Zi, policia kap dy prej tre trafikantëve

Nga Redaksia
52 kg kanabis nga Tirana drejt Malit të Zi, policia kap dy prej tre trafikantëve

Policia arrestoi sot 2 persona dhe shpalli në kërkim një të tretë për 52 kilogramë kanabis që po përpiqej të transportohej nga Tirana drejt Malit të Zi.

Sipas njoftimit nga policia, të arrestuarit janë I.R 26 vjeç dhe E.B 33 vjeç. Në makinën me të cilën ata po udhëtonin iu gjet 52 kilogramë kanabis sativa. Droga ishte nisur nga Tirana, kishte si destinacion Malin e Zi dhe u kap në Lezhë.

Policia tha se dy të arrestuarit kishin edhe bashkëpunëtor, i cili përdorte një makinë tjetër për të vrojtuar ngarkesën.

“[…] mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të Policisë”.

Në makinën tjetër policia thotë se udhëtonte pronari i makinës që përdorën për transport dy të arrestuarit. A.K 29-vjeç nga Shkodra mundi t’i largohej policisë dhe është shpallur në kërkim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>