53 të arrestuar e mbi 13 mijë gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Nga Exit News
53 të arrestuar e mbi 13 mijë gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

53 drejtues mjetesh janë arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor gjatë 10 ditëve të para të marsit, njofton policia.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me se janë arrestuar 53 drejtues mjetesh, nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 144 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë vendosur 13106 gjoba.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>