571 persona janë gjobitur në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave kufizuese, si mbajta e maskës në ambiente publike dhe moslëvizja pas orës 22:00.
Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e çuar totalin në rreth 18 milionë lekë.
Gjobiten me nga 700 mijë lekë, 5 persona që nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm si dhe 18 persona që lëvizi në këmbë pas orës 22:00.
Policia ka shoqëruar në komisariat 6 qytetarë, të cilët në momentin e ndalimit nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Pas shoqërimit dhe identifikimit të tyre, ata janë lënë të lirë.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.