Në kohën kur të gjitha vendet po zbatojnë politika të distancimit social, të cilat pritet të vazhdojë edhe pas krizës së koronavirusit, bizneset të cilat do të përfitojnë më shumë janë ato të tregtisë elektronike.
Ky është përfundimi i një vlerësimi nga banka JP Morgan, publikuar nga Business Insider.
Mbyllja e dyqaneve, bareve, restoranteve, kinemave, teatrove, anullimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia do të shpejtojnë kalimin nga blerjet fizike në blerje online.
Njerëzit do ta kenë më të lehtë të porosisin online darkën, ushqimet, të shohin film në shtëpi dhe të ushtrohen duke parë vidoe online.
Ndër kompanitë që do të kenë rritje, JPMorgan vendos në krye të listës Amazo, kompania e pozicionuar më mirë në këtë treg, cila shet nga librat, tek ushqimet, produket e pastrimit, pajisje elektronike, veshmbathje, filma, etj.
Kompania ka magazina të mëdha të vendosura kudo, të cilat e bëjnë më të shpejtë shërbimin.
Gjatë kësaj periudhe Amazon ka punësuar 100 mijë punëtorë më shumë në sektorin e mbushjes së magazinave dhe dërgesave.
Mendohet që Amazon të ketë të njëjtën ngritje ekonomike si pas krizës financiare të 2008.
Përvec Amazon në listë janë Netflix (platformë televizive); Chegg (shkollim online për studentët); Chewy (tregton online ushqimeve për kafshët); Peloton (shet pajisje dhe leksione fitnesi online).