392 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.618 personave të testuar.
Në 24 orët e fundit, 6 pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Sipas IKSHPK-së, të dielën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 222 persona, ndërsa raste aktive janë 5,679.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 58.088 të infektuar me Covid-19.