Policia ka gjobitur 626 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 15 mijë euro.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 6 pronarë lokalesh me 9 mijë euro, pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Ata kishin lejuar muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.
Gjithashtu u gjobitën 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete