Policia ka gjobitur 649 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 16 mijë euro.
Gjithashtu u gjobitën 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete dhe 3 të tjerë pasi lëvizën pas orës 22:00.