Intervista e deputetit Pandeli Majko – Pikat kryesore

Intervista e deputetit Pandeli Majko – Pikat kryesore

Deputeti i Partisë Socialiste Pandali Majko, dje në mbëmje, në një intervistë, me gazetarin Sokola Balla, në Top Channel, deklaroi se:

“Nëse përmbajtja e qeverisjes humbet mendoj se do të shkojmë në një numërim mbrapsht drejt zgjedhjeve të reja.”

“Nëse reforma dështon procesi bllokohet dhe Shqipëria hyn në një gjysmë-kaosi politik.”

“Ka një psikologji të dyanshme, nga LSI mendojnë që ne jemi të pabesë kronikë, kurse ne mendojmë që LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin, sidomos me punësimet.”

“Nëse e majta qëndron e bashkuar, e djathta nuk shikon ditë të bardhë në këtë vend.”

“Unë mendoj se problemet e Blushit në lidhje me statutin janë të drejta. Kemi parime të shkelura, por mbi to janë mirëqeverisja.”

“Rama mund të ketë shumë të meta, por ky kokëderr i gjatë nuk mund ta qeverisë këtë vend pa bërë atë që mendon se është më e mira. Kokëderra të tipeve të ndryshme kanë qenë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta, në kohët e tyre.”

“Mos më tregojë njeri problemet e statutit, sepse procedurat janë respektuar gjithnjë.”

I pyetur për përshtypjet nga vizita e tij në Washington, Zoti Majko u shpreh se:

“Kanë kritikat e tyre për atë që ndodh këtu, por është një kritikë e dikujt që na mirëkupton për të metat tona.”

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>