Ndërtuesit kundër projektligjit të pasurive të paluajtshme

Sot, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë kundërshtoi projektligjin e pasurive të paluajtshme, miratuar dje nga Komisioni i Ekonomisë.

Në projekligj parashikohet se ndërtuesit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrje apo porosie pa e regjistruar lejen e ndërtimit në Bashki dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërtuesit deklaruan se janë pro regjistrimit të lejes në Bashki, por kundërshtojnë pritjen për të nënshkruar kontrata me blerësit deri sa  ZRPP-ja të miratojë lejen.

Ata u shprehën se kjo do të vononte shumë nisjen e kontratave të blerjes, çka do të bllokonte punën për to. Ndër të tjera, SHNSH-ja u ankua se qeveria nuk është konsultuar me grupet e interesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>