Mjetet e transportit si autobus (mbi 8+1), taksi ose mjete të tjera transporti për brenda qytetit, për jashtë qytetit, për turizëm, ose për jashtë vendit nuk do të paguajnë taksën vjetore.
Kryeministri Rama në facebook njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do të mbulojë pagesën e tarifës vendore të këtyre mjeteve, nga fondi i vet.
Gjithashtu, ata që e kanë paguar taksën do të kompesohen. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda muajit maj 2020. Nga ky vendim do të përfitojnë 7,204 mjete.