738 mjekë u pezulluan nga shoqatat profesionale pasi nuk u vaksinuan kundër Covid-19, sipas të dhënave të Federatës Kombëtare të Urdhërit të Mjekëve dhe Kirurgëve (Fnomceo).
“Vlerësimi ynë është se në total duhet të ketë 0.3% të mjekëve ende të pa imunizuar”, tha Filippo Anelli, president i Fnomceo, sipas medias italiane.
Ai i bëri thirrje atyre që kanë ende dyshime: “Rrezikoni të mos punoni më. Mos e hidhni një diplomë në Mjekësi veçanërisht në një moment emergjence ku nevojitet kontributi i të gjithë mjekëve”.
Pezullimet, deri më tani, kanë qenë gjithsej 936. Por 208 mjekët u rikthyen në punë pasi u vaksinuan.
Imunizimi për personelin e kujdesit shëndetësor, ka qenë i detyrueshëm që nga prilli. Procedura e pezullimit zhvillohet përmes një kryqëzimi të të dhënave të regjistrit të vaksinimit me atë të mjekëve për cdo rajon.
Mjekët kontaktohen për të verifikuar motivin dhe, kur është e nevojshme, aktiviteti pezullohet.
Vendimi i komunikohet organizatava të Urdhërit të Mjekut, që pezullojnë mjekët nga regjistri deri në përfundimin e vaksinimit dhe në çdo rast deri më 31 dhjetor.