75 vota për të shembur Teatrin Kombëtar

75 vota për të shembur Teatrin Kombëtar

Ligji special i teatrit të ri u miratua sot në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Ligji e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.

Deputetët e shumicës socialiste miratuan një ligj, i cili bie ndesh me Kushtetutën, pasi shkel parimin e decentralizimit dhe autonomisë së qeverisjes vendore, duke i rrëmbyer pushtetit vendor kompetencat kushtetuese. Si dhe bie ndesh direkt me nenet 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), të cilat lidhen me respektimin e konkurueshmërisë dhe mos-diskriminimit në lidhje me kontratat publike të lidhura nga qeveria shqiptare.

Ky ligj do të krijojë një precedent të rrezikshëm për grabitjen e pasurive publike për interesa private në të gjithë vendin. Sepse në thelb, ai nuk është asgjë më shumë se një vendim prokurimi për t’i dhënë një firme private, të paracaktuar, një kontratë pa garë, me negocim të drejtpërdrejtë, pjesë e të cilës është tjetërsimi i tokës publike, pa plotësuar asnjë nga kushtet e përcaktuara në ligj për një veprim të tillë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>