Policia ka vendosur 774 gjoba, ka pezulluar 12 leje drejtimi dhe ka arrestuar 4 qytetarë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Në një noftim zyrtar, policia shkruan:
“Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me gjobë 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara“
Policia i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me shpejtësinë dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.