Autoritetet kosovare të shëndetësisë njoftuan sot për 8 raste të dyshuara me koronavirus për të cilat priten rezultatet e analizave.
“[…] 8 raste të reja të dyshuar me koronavirus janë pranuar sot në Klinikën Infektive, ata kanë ardhur në Kosovë nga rajone të ndryshme, po presim rezultatet” citohet nga mediat kosovare Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Lendita Ajvazi-Berisha.
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga qeveria e Kosovës 10 milionë euro për të parandaluar dhe trajtuar rastet me koronavirus në Kosovë.
Kosova është aktualisht vendi i vetëm, bashkë me Turqinë dhe Malin e Zi, që nuk kanë ende një rast të konfirmuar me koronavirus në Evropë.
Në Shqipëri dy ditët e fundit janë konfirmuar 10 raste, shkollat janë mbyllur, ndërkohë që opozita ka bërë thirrje për masa edhe më të forta që të parandalohet një shkallë infektimi e ngjashme si ajo në Itali