Vetëm në 4 ditët e fundit, 8 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidenteve në rrugë apo në plazhe.
17 korrik:
Një 18 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në rrugën Don Bosko në Tiranë.
Një person humbi jetën dhe një fëmijë u plagos në një aksident në autostradën Levan-Tepelenë.
Tre makina përplasen në aksin Elbasan-Tiranë.
Pronari i një argjendari u plagos me armë nga një person që dyshohet se ka pasur si qëllim grabitjen e argjendarisë.
16 korrik:
Një 87 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në fshatin Dervician të Gjirokastrës.
Një person humbi jetën dhe 6 të tjerë u plagosën në një aksident të trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Një 60 vjeçar u aksidentua nga një lokomotivë në stacionin e trenit në Durrës.
15 korrik:
Tre të rinj, 27,25 dhe 24 vjeç u mbytën në plazhin e Zvërnecit.
Një 14 vjeçar u mby në ujërat e detit në Vlorë.
Një vajzë 25-vjeçare, një 59-vjeçar dhe një 32 vjeçar nga Shkodra u qëlluan me armë zjarri. Dyshohet se shënjestra e këtij sulmi ishte 32 vjeçari.
Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore, Mit’hat Tola shkak për shtimin e aksidenteve është mbingarkimi i akseve rrugore nga seyoni turistik dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërsa lidhur me mbytjen e të rinjve në Zvërnec, zyrtarë të lartë, por dhe vetë Kryeministri Rama kanë deklaruar se ai plazh nuk është i miratuar nga institucionet si plazh i sigurt për pushuesit. Gjithsesi në këtë zonë mungojnë tabelat ndaluese apo informuese për qytetarët.