Policia ka gjobitur 829 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur një pronar biznesi që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
12 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të hënën.