
9 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu, Kosova shënoi 704 raste të reja me koronavirus, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Në vend u shëruan 391 raste dhe u regjistruan 13,168 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 36,253 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 948 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.