Projekti i Kryebashkiakut Veliaj për sheshin Skënderbej – Pikat kryesore

Projekti i Kryebashkiakut Veliaj për sheshin Skënderbej – Pikat kryesore

Sot, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj prezantoi projektin e ri për sheshin Skërnderbej. Zbatimi i projektit do të nisë në qershor, pasi të diskutohet me qytetarët e Tiranës, dhe do të përfundojë pas 12 muajsh.

Elementët kryesorë të projektit janë:

  • Sheshi Skënderbej do të kthehet në një hapësirë vetëm për këmbësorët, pa makina;
  • Në shesh do të ketë 11 lulishte të ndryshme dhe të pavarura nga njëra tjetra;
  • 41 mijë m² sipërfaqe që aktualisht është shesh dhe trotuare do të shtrohen me gurë natyralë me trashësi 10-12 centimetra. Këto gurë do të merren nga të gjitha krahinat shqiptare;
  • Në sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulta, 900 pemë të larta, 520 drurë frutorë dhe 35 mijë rrënjë lulesh;
  • Do të shfrytëzohet uji i shiut për të vaditur bimësinë, si dhe për shatërvanët. Gjithsej do të jenë 2100 m³ rezervuare për të mbajtur ujin e shiut;
  • Godinat publike përreth sheshit do të ndriçohen me anë të një sistemi panelesh diellore dhe me ndriçues të vegjël;
  • Për ndërtimet në shesh do të angazhohen 950 punëtorë.

sheshi 1

sheshi 3

sheshi 4

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>