Qendra për Mbrotjen e Fëmijëve (CRCA) i kërkoi qeverisë të mos hapë shkollat në 14 qershor.
Në një reagim publik, CRCA pohoi se qeveria nuk ka bërë asnjë studim në lidhje me sigurinë e fëmijëve në shkolla gjatë kësaj pandemie.
Ata pohojnë se nuk ka asnjë plan të publikuar të Ministrisë në lidhje me fillimin e vitit shkollor.
“CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet këtij reagimi publik, i kërkon publikisht Qeverisë shqiptare: Mos hapni shkollat publike të arsimit parauniversitar, pa një studim të mirëfilltë të ndikimit dhe përhapjes së covid tek fëmijët dhe për shkak të fëmijëve tek familjet në Shqipëri!
Hapja e shkollave duhet bërë vetëm nëpërmjet një plani kombëtar të mirë-studiuar, të konsultuar me prindërit dhe publikun, që merr në konsideratë shëndetin e fëmijëve, shkallën e përhapjes së virusit në Shqipëri, mundësitë e sistemit pediatrik që të përballet me rritjen e mundësisë që covid-19 do të prekë edhe fëmijët më të varfër dhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve aspiratore, diabetit, mungesës së ushqimit të shëndetshëm etj.”
Ministria e Arsimit njoftoi tre ditë më parë se shkollat do të hapen me 14 shtator dhe nxënësit do të ndjekim mësimin atje. Ndaj këtij vendimi reagoi Partia Demokratike, e cila e akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për fillimin e vitit shkollor.