Rreth 1,500 vullnetarë të pajisur me maska mbrojtëse, dezinfektant për duar dhe pajisje gjurmuese kanë marrë pjesë në një koncert në ambjent të mbyllur në Gjermani ditën e shtunë, si pjesë e një studimi që kërkon të shohë si koronavirusi shpërndahet në grumbullime të mëdha njerëzish.
Përmes studimit të quajtur Restart19, hulumtuesit nga Universiteti Mjekësor Qendror në qytetin Halle, kërkojnë të zbulojnë një mënyrë se si ngjarjet kulturore apo sportive të mund të organizohen në mënyrë të sigurt.
Vullnetarët u pajisën me maska që përdoren në spitale dhe shishe me dezinfektant fluoreshent në koncertin në Leipzig.
Rezultatet e këtij studimi pritet të dalin pas 4-6 javësh.