Në Shqipëri ka 13 500 emigrantë nga BE dhe vende të tjera

Nga Exit News
Në Shqipëri ka 13 500 emigrantë nga BE dhe vende të tjera

Në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte 13 507 të huaj me leje qëndrimi. Kjo shifër nuk përfshin qytetarët amerikanë, të cilët mund të qëndrojnë për një vit pa qenë e nevojshme leje.

63% e të gjithë të huajve ishin burra, krahasuar me 37% të grave. Numri i banorëve të huaj u ul në përgjithësi me 4.6% në karhasim me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, ka pasur 8,241 aplikime për leje qëndrimi, një rënie prej mbi 9% në krahasim me vitin 2018.

Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga Italia, Turqia dhe Kosova, përkatësisht 2,753, 1.730 dhe 1,703 banorë.

Të huajt nga vendet e BE-së, me leje qendrimi në vend  arritën në 8,971 ose 66.4% të numrit të përgjithshëm të të huajve. Kjo shifër është rritur me 8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë.

Arsyeja kryesore për të ardhur në Shqipëri është punësimi, që përbën 55% të totalit.

Gjithashtu në vitin 2019, në Shqipëri janë identifikuar 11 890 imigrantë të parregullt. 57.4% ishin nga Iraku dhe Siria.

Një numër i lartë i imigrantëve të paligjshëm janë edhe nga Maroku, Algjeria, Afganistani, Pakistani dhe Palestina.

Rreth 6,557 individë kërkuan azil në Shqipëri në vitin 2019, gati 50% më shumë se 2018.

62%  prej tyre vinin nga Iraku dhe Siria. Rreth 275 palestinezë gjithashtu aplikuan për azil në vend. 80% e azilkërkuesve ishin femra me vetëm 18.7% meshkuj.

Për sa i përket shtetësisë, 485 persona fituan shtetësinë shqiptare në vitin 2019, 40% më shumë se një vit më parë. Në vitin 2019, 741 hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, 15% më shumë se në 2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>