Zëvendës ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të mbështesin listën shqiptare.
Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan:
“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”
Cakaj sëbashku me ministren e jashtme të Kosovës lëshuan një deklaratë të përbashkët ku theksojnë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të rritur “cilësinë e përfaqësimit të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi”.
Më herët kryeministri Rama ka postuar një video në të cilin përkrah Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit. Ndërkohë ai ende nuk ka treguar mbështetje për partitë politike shqiptare.