Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, i ka bërë thirrje presidentit Lukashenko që të pranojë të nisë negociatat për zgjidhjen e krizës politike, që ka pushtuar vendin që prej zgjedhjeve të 9 gushtit.
Duke folur nga Viena, në mbledhjen speciale të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, Rama u shpreh se OSBE-ja do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar për
Secili duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar dhe OSBE-së për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të rrezikshëm.
Ai theksoi se e ardhmja e Bjellorusisë duhet vendosur përmes dialogut dhe jo përmes dhunës:
“Që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse.
Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë.
Së treti, nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh.”
Rama theksoi se OSBE-ja është e shqetësuar për zgjedhjet e 9 gushtit, pasi nuk u mbikëqyren dot nga OSBE-sja. Po ashtu shqetësuese, sipas Ramës, janë protestat, dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve:
“Kjo është alarmuese e trishtuese, ka humbje jete, është një tablo e shëmtuar, ka njerëz të zhdukur. Ky është makth për Bjellorusinë. Oferta është që OSBE të bëhet lehtësuese, që Bjellorusia të dalë nga ky makth.”