Italia po mendon të largojë turistat nga Sardenja pas shpërthimit të rasteve të reja.
Qeveria italiane po mendon të përdorë avionë të dedikuar dhe anije për të evakuuar turistët që janë karantinuar në Sardenja pas shpërthimit të rasteve të reja në klubet e natës, raporton gazeta italiane La Repubblica.
Më shumë se 20 punonjës të një prej klubeve të famshëm të natës në Sardenja janë të infektuar.
Autoritetet gjurmuan edhe 60 turistë të infektuar.
Të premten, Italia raportoi 1,411 raste të reja. Numri më inlartë që prej 2 .ajit, kur vendi ishte ende i izoluar.
Italia ka raportuar 265,409 raste dhe 35,472 vdekje që nga fillimi i pandemisë.