Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur kryeministrin Rama si ‘Esat Pashën’ e shekullit të 21-të, që kërkon t’i falë Greqisë pasuritë nënujore të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se pasi nuk ka lënë më asgjë pa vjedhur në tokën e Shqipërisë, Rama i është ‘vërsulur detit’.
‘Pasuritë nënujore të Shqipërisë janë të gatshëm t’i falin dhe t’i kthejnë në pasuri private, në llogari of shoresh,’ u shpreh Vasili.
Një ditë më parë, opozita i ka kërkuar kryeminsitrit Rama të bëjë transparencë në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë dhe të sqarojë qytetarët se cilat janë pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territorialë.