OBSH, nxitimi për të miratuar vaksinën Covid-19 mund të perkeqësojë pandeminë

Nga Exit News
OBSH, nxitimi për të miratuar vaksinën Covid-19 mund të perkeqësojë pandeminë

Nxitimi për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19 mund të sjellë një vaksine që nuk është shumë efektive dhe rrezikon të përkeqësojë pandeminë, kanë thënë shkencëtarët kryesorë, sipas The Guardian.

Politikanët dhe kompanitë po konkurrojnë ndërmjet tyre për të qenë të parët që licencojnë një vaksinë, por ekspertët thonë se bota do të marrë një vaksinë më të mirë nëse pret që rezultatet gjithëpërfshirëse të tregojnë të paktën 30-50% efektivitet.

Britania dhe SHBA po garojnë se kush do të licensojë e para vaksinën, para fundit të vitit.

Madje, Donald Trump dëshiron të jetë në gjendje të njoftojë se SHBA ka një vaksinë para zgjedhjeve presidenciale në 3 nëntor.

Vaksina është jetike për të ndaluar pandeminë, dhe një këshilltar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se vaksina e parë do të blihet dhe përdoret në të gjithë botën edhe nëse do të ketë një efikasitet të ulët.

Edhe nëse mbron vetëm një pakicë të popullsisë, do të konsiderohej si standardi me të cilin do të mateshin vaksinat e mëvonshme.

Kjo madje mund të çojë në miratimin e vaksinave jo efektive.

Shumë vende të BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar po garojnë për përfitimin e vaksinës Oxford/AstraZeneca, e cila është përpara shumicës së kompanive të tjerë në botë.

Por, OBSH paralajmëron se përdorimi i “një vaksine pak të efektishme mund të përkeqësojë më shumë pandeminë Covid-19, duke ulur vemendjen ndaj rrezikut, sepse individët e vaksinuar gabimisht mund të besojnë se janë imunë, duke ulur zbatimin e masave të kontrollit”.

OBSH i kërkoi të gjithë vendeve të zbatojnë udhëzimet e OBSH-së, asnjë vaksinë që është më pak se 30% efektive nuk duhet të miratohet. Vaksina duhet të jetë të paktën 50% efektive.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka thënë se do t’i përmbahet udhëzimit 30%, por disa vëzhgues mendojnë se  nën presionin politik do të licensojnë një vaksinë që bie nën atë prag.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>