Greqia ka zgjatur ndalimin e fluturimeve, ose kërkesën për një test Covid-19 negativ, deri më 15 shtator për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve. Vendimet e publikuara nga autoriteti grek i aviacionit, sipas medias greke janë:
Ndalohet të gjitha fluturimet me Turqinë dhe me aeroportet e Katalunjës në Spanjë.
Fluturimet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do te vazhdojnë vetem me Athinën.
Pasagjerët që fluturojnë nga Bullagria, Rumania, Emiratet e Bashkuara, Malta, Suedia, Belgjika, Spanja, Shqipëria dhe Maqedonai e Veriut duhet të kenë një test Covid-19 negativ, kur mbërrijnë në Greqi, 72 orë përpara fluturimit.
Nuk lejohet të hyjë në Greqi asnjë qytetarë i vendeve të treta, me përjashtim të Australisë, Kanadasë, Gjerogjisë, Japonisë, Zelanda e Re, Ruanda, Korea e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji, dhe Emiratet e Bashkuara.
Pasagjerët që fluturojnë nga Izraeli do të hyjnë në Greqi vetëm me një test Covid-19. Lejohen vetëm 1200 udhëtar nga Izraeli në javë dhe vetëm në aeroportet e Athinës, Thesalonikit, Korfuzit, Kos, dhe Heraklio.
Të gjithë pasagjerët e të gjitha vendeve duhet të plotësojnë formularin e deklarimit përpara se të udhëtojnë.
Nga këto rregulla përjashtohet vetëm qytetarët grek që do të riatdhesohen.
Personat që shkelin rregullat e udhëtimit do të gjobiten me 5 000 euro, lajmërojnë autoritetet greke.