PS hapet: propozime për kandidatë për deputetë nga publiku i gjërë

Nga Exit News
PS hapet: propozime për kandidatë për deputetë nga publiku i gjërë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të hapë Partinë Socialiste për kandidatë për deputetë jashtë partisë.

“Kush na zgjedh ka të drejtën të shpreh gadishmërinë nëse ka dëshirë të jetë pjesë e ekipit tonë. Nuk e tregojmë kush ka aplikuar, mund të kandidojnë pa u bërë publik, dhe të vlerësohen nga anëtarësia”, tha Rama të martën në mbledhjen e kryesisë së PS, në Elbasan.

Në fjalim, ai vlerësoi votën e militantëve por theksoi rëndësinë e madhe që ka elektorati gri sot dhe ka pasur në fitoret e PS-së.

Duke thënë se “kemi marrë 10 herë më shumë vota se sa anëtarësia”, dhe për këtë arsye ky elektorat duhet të perfaqësohet në PS duke patur kandidatë jo anëtarë të PS-së për deputet.

Rama, gjithashtu ka kuptuar se celësi i suksesit do të jetë tërheqja e elektoratit gri, ndaj ka vendosur të hapë partinë.

“Kur rashë dakord për hapjen listave, që i jep mundësi popullit të zgjedhë, kam pasur mendimin se kooperativa politike nuk na e mundëson prodhimin e energjive të jashtëzakonshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>