Ahmetaj i përgjigjet PD-së: tregon shifrat e tij të papunësisë

Nga Exit News
Ahmetaj i përgjigjet PD-së: tregon shifrat e tij të papunësisë

Në dy muaj, maj dhe qershor, ekonomia e vendit ka rikuperuar mbi 24 mijë vende pune. Shifra u raportua nga Ministri i Koronavirusit, Ahmetaj në një artikull të gjatë propagandistik, në përgjigje të akuzave të PD-së se numri i të papunëve u rrit pas daljes nga izolimi.

Ahmetaj shprehet se sipas të dhënave të Tatimeve në fund të  muajit qershor kishte 14 mijë e 500 persona më pak të punësuar se në muajin shkurt, përpara izolimit.

Ndërsa, në fund të muajit korrik në vend ka 2,973 subjekte më shumë se sa në shkurt. Sipas Ministri edhe të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar ishte “314 milionë lekë më shumë se një vit më parë”.

Të martën, PD përmes Jorida Tabakut tha se 160 persona humbin punën dhe 117 biznese mbyllen çdo ditë, duke regjistruar 34 mijë të papunë në 8 muaj. Ajo akuzoi qeverinë se po shpenzon për konçesionet në vend që të shpenzojë për qytetarët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>