Rastet ditore të të infektuarve me Covid-19 në Francë iu afruan nivelit rekord ditën e mërkurë ndërkohë që numri i njerëzve të shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv është rritur me ritme të shpejta prej dy muajsh.
7,017 raste të reja në 24 orë u regjistruan të mërkurën, shifër pak më e ulët kjo se rekordi me 7,578 raste i regjistruar në 31 mars.
Kjo është dita e tretë që nga nisja e pandemisë që në Francë shifra e të infektuarve të rinj kalon nivelin 7,000.
Numri total i të infektuarve në Francë ka shkuar në 293,024.