Këshilltari për Siguri në SHBA, Robert O’Brien tregoi përmes një postimi në Facebook se Kosova dhe Serbia po bënë progres në bisedimet ekonomike.
“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Presim për bisedimet e reja këtë pasdite.”
Në takimin e sotëm nga delegacioni i Kosovës, janë të pranishëm vetëm Hoti, Balaj, Selimi dhe Hyseni