Bashkimi Evropian ka njoftuar se Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u zotuan të punojnë për dialogun dhe integrimin në BE.
Në një deklaratë të përbashkët, përpara takimit në Bruksel, të dy udhëheqësit premtojnë se do të dyfishojnë përpjekjet për të plotësuar detyrimet kundrejt BE-së.
“Në respektim të kësaj, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., të mbështetura në angazhimet e mëparshme të marra nga të dyja palët, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruhet në deklaratën e përbashkët Vuçiç-Hoti, e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian.