LSI i kërkoi qeverisë të ngrejë një qendër për koordinimin e rasteve me Covid-19.
Në një deklaratë zyrtare, nënkryetari i LSI e quajti të domosdoshë ngritjen e kësaj qendre, pasi numrat e të infektuarve janë në rritje dhe shërbimi ndaj tyre nuk është I duhuri pasi nuk ka kapacitete.
“Është fakt që mjaft të sëmurë kanë qëndruar për një kohë të gjatë në banesë pa pasur kujdesin e duhur shëndetësor, pa pasur një protokoll të mirëfilltë mjekësor dhe për pasojë gjendja e tyre është përkeqësuar dhe ata kanë humbur jetën e tyre duke ardhur në spital në një moment shumë të vonë, pothuajse të pamundur për t’u ndihmuar më tej. Sot përpara të gjithë opinionit publik është një domosdoshmëri imperative, një detyrim shtetëror, një detyrim ligjor që të krijohet qendra e koordinimit për të gjithë rastet me Covid pozitiv, të cilët trajtohen banesë.”
Vasili shton se shttei duhet të marri përsipër të paguajë mjekimet e të sëmurëve me Covid-19.Sipas tij “janë qindra familje, të cilat po vuajnë një dramë shoqërore, të cilët e kanë të pamundur të sigurojnë të gjitha llojet e barnave, me të cilat trajtohen këta të sëmurë me Covid në banesë, të cilët shpesh janë të harruar, të lënë pas dore e për pasojë i gjithë trajtimi i tyre është në dorë të rastësisë