Kryetari i Lëvizjes Ura në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, pjesë e qeverisë së re, ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në qeveri nëse ajo do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pyetur nga Klan Kosova se cfarë do të bëjë nëse qeveria e re pro-serbe kërkon tërheqjen e pavarësisë, Abazoviç tha:
‘Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë. Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi.’
Një ditë më parë tre partitë opozitarë të Malit të Zi, të cilat fituan shumicën në zgjedhjet e 31 gushtit, kanë nënshkruar marrëveshjen për parimet e koalicionit të ri qeveritar.
Marrëveshja u nënshkrua nga liderët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiç, dhe “E zezë dhe e bardhë” drejtuar nga Dritan Abazoviç.
Ndër parimet kryesore të koalicionit të ri janë:
-Pavarësia e Kosovës nuk vihet në dyshim dhe Mali i Zi nuk do të tërhiqet nga njohja e saj.
-Qeveria e re do t’i përmbahet të gjithë detyrimeve që Mali i Zi ka në arenën ndërkombëtare dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme drejt integrimit europian.
-Nuk do të ndryshojë kushtetutën, flamurin dhe himnin apo simbolet e tjera të vendit.
-Ajo nuk do të kërkojë ndëshkime ndaj ish-drejtuesve për arsye politike apo shkaqe të tjera.
-Qeveria e re do të depolitizojë institucionet kyçe dhe do të ketë në focus luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
-Qeveria e re do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e minoriteteve në qeverisje.
Zgjedhjet e mbajtuar më 31 gusht u fituan nga koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb.
Nga 81 vende, Milo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradiciona