SHBA-të paguajnë gabimisht $1,8 miliardë ndihmë ekonomike për Covid-19

Nga Exit News
SHBA-të paguajnë gabimisht $1,8 miliardë ndihmë ekonomike për Covid-19

SHBA-të i kanë paguar 43 milionë dollarë si ndihmë ekonomike për Covid-19, shtetasve të huaj, që jetojnë jashtë SHBA-ve, dhe 1,4 miliardë dollarë shtetasve amerikanë të vdekur, raportoi gazeta amerikane NPR.

Qeveria i ka dërguar qindra mijëra shtetasve të huaj, në të gjithë botën, 1200 dollarë, vetëm pse kanë punuar për një periudhë të shkurtër kohe ose kanë paguar taksa, në SHBA.

NPR shkruan se qindra mijëra shtetas të huaj që kanë punuar për pak kohë në SHBA, kanë përfituar ndihmën ekonomike pavarësisht se ku jetojnë.

Ndërsa, Politico.eu shkruan se mbi 100 austriakë të cilët kanë punuar për pak kohë në SHBA, ose kanë qenë të martuar me dikë që ka paguar taksa në SHBA (edhe pse nuk kanë qënë asnjëherë fizikisht në Amerikë) kanë marrë çekun e ndihmës ekonomike të Presidentit Trump.

Qeveria amerikane vendosi t’i dërgonte të gjithë qytetarëve amerikanë pa dallim, çekun prej 1200 dollarësh ndihmë ekonomike për shkak të mbylljes së ekonomisë nga koronavirusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>