Kosova do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Nga Exit News
Kosova do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kosova do të respektojë marrëveshje e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të firmosur në vitin 2015.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe[..]ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera”, tha Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (PE), raportoi Radio Evropa e Lirë (RFL).

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015), nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Marrëveshja parashikon bashkimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë në një shoqatë vetëqeverisëse.

 

Publikuar nga Radio Evropa e Lirë/Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>