Britania arriti të premten marrëveshjen e saj të parë tregtare pas Brexit-it, me Japoninë.
Drejtuesit britanikë e kanë quajtuar marrëveshjen si një “moment historik”, teksa ende po lufton të arrijë një marrëveshje me partnerët e saj më të afërt tregtarë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Boris Johnson deklaroi se Brexiti po i jep Britanisë lirinë për të arritur marrëveshje tregtare me vendet e tjera në botë.
Britania tha se marrëveshja, e cila ishte rënë dakord në parim, parashikon se 99 për qind e eksporteve të saj në Japoni nuk do të tarifohen.
Ndër kompanitë britanike që parashikohet të përfitojnë nga heqja e tarifave janë firmat e shërbimeve financiare, prodhuesit e ushqimit, të veshjeve, të bulmetit, etj.
Ndërsa investitorët kryesorë japonezë në Mbretërinë e Bashkuar të tilla si Nissan dhe Hitachi do të përfitojnë nga tarifat e reduktuara doganore.
Por kritikët thonë se marrëveshje të tilla nuk ka gjasa të zëvendësojnë eksportet e humbura nga vendet e BE-së, nëse mes Britanisë dhe BE-së nuk arrihet marrëveshje.